Gazetari Lita: Hakerat dhanë mesazh, MEK njoftoi për dronët iranianë në Rusi
Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se hakerat iranianë i dhanë mesazh Shqipërisë, në lidhje me daljen e informacioneve të agjentëve të SHISH-it.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita nënvizoi se Opozita iraniane që është me bazë në Shqipëri, ka vepruar kohët e fundit për të zbuluar shumë sekrete të Iranit në lidhje me dërgesat e tyre ushtarake drejt Rusisë.
“Besoj se hakerat iranianë kanë dashur të japin një mesazh shtetit shqiptar, SHISH-it, duke u thënë që nuk jeni më të sigurtë. Kjo është për të dhënë një mesazh. Opozita iraniane që është me bazë në Shqipëri, ka vepruar kohët e fundit për të zbuluar shumë sekrete të Iranit në lidhje me dërgesat e tyre ushtarake drejt Rusisë.
MEK-u në Shqipëri, përmes njerëzve të tyre në Iran, ka siguruar të dhëna dhe materiale për dërgesat ushtarake të Iranit në Rusi. Kjo ka qenë një hakmarrje e Iranit për veprimtarinë e MEK-ut në Shqipëri”, theksoi ai.
Hakerat kanë publikuar videot e përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar, SHISH.
Një nga videot e publikuara nga “Homeland Justice” tregon përgjime në një nga ambasadat e huaja në Tiranë.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se 2 videot e publikuara të hënën pretendohet se janë përgjime të dy ambasadave të huaja në Tiranë, njëra nga të cilat duket si ambasada e Kinës, por kjo mbetet për t’u verifikuar.
Në mesazhin e hakerave në kanalin e tyre Telegram shkruhet ‘Prisni për një bombë’, duke supozuar se kanë materiale të tjera më të rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë