Dalja e informacioneve për agjentët e SHISH cënon sigurinë kombëtare, thotë gazetari
Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se dalja e informacioneve për agjentët e SHISH nga hakerat iranianë, cënon sigurinë kombëtare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita tha se lista e publikuar ishte disi e vjetër, pasi një pjesë e punonjësve që ishin në të, janë larguar nga SHISH.
“Faktikisht, dalja e të dhënave personale të një liste të agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, është serioze, e cënon sigurinë kombëtare. Pavarësisht se një pjesë e listës së drejtuesve doli në vitin 2014, për qëllime politike.
Kemi pasur një rrjedhje edhe më përpara. Kanë dalë tani ish-punonjës. Një pjesë e madhe janë larguar drejt vendeve të ndryshme të Evropës dhe SHBA-së, nuk janë më në detyrë. Është një listë disi e vjetër”, theksoi ai.
Hakerat kanë publikuar videot e përgjimeve të Shërbimit Informativ Shqiptar, SHISH.
Një nga videot e publikuara nga “Homeland Justice” tregon përgjime në një nga ambasadat e huaja në Tiranë.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se 2 videot e publikuara të hënën pretendohet se janë përgjime të dy ambasadave të huaja në Tiranë, njëra nga të cilat duket si ambasada e Kinës, por kjo mbetet për t’u verifikuar.
Në mesazhin e hakerave në kanalin e tyre Telegram shkruhet ‘Prisni për një bombë’, duke supozuar se kanë materiale të tjera më të rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit