Gazetari-Luan Baçit: Të vendosi Basha në listë të sigurt, se nuk do ishte deputet
Gazetari Reldar Dedaj ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Luan Baçi në lidhje me situatën e brendshme në këtë forcë politike.
Në Euronews Albania, Baçi iu drejtua Dedajt, duke i thënë se u emërua nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si anëtar i Këshillit Kombëtar.
Ndërsa, Dedaj iu përgjigj Baçit duke u shprehur se ai nuk do të ishte deputet, nëse Basha nuk do ta vendoste emrin e tij në listë të sigurt.
Pjesë nga debati
Luan Baçi: Ke qenë anëtar i Këshillit Kombëtar i emëruar nga Basha dhe ke dashur të bësh një farë karriere.
Reldar Dedaj: Po ju, deputet i Partisë Demokratike nga kush jeni emëruar? Të ka futur Lulzim Basha në listën fituese, se ju sot nuk do të ishit deputet i Partisë Demokratike.
Luan Baçi: Jam votuar dhe jam më i votuari në të gjithë qarkun, edhe si deputet, edhe si kandidat kur të bëhej lista. Nuk më hiqte dot nga lista as Lulzim Basha dhe askush tjetër, ta dish mirë këtë ti.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues