Gazetari: Ndërkombëtarët do vendosin për asociacionin, Kosovë-Serbi do bien dakord

11 Maj 2023 | 11:19

Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur se duhet të shtohet dilema se çfarë lloj asociacioni do të ketë.

Në një intervistë për Euronews Albania, nënvizoi se asociacioni nuk do të jetë vetëm një organizatë qeveritare as një bashkim apo forum komunash, por do të jetë sipas ligjit për ratifikim.

Ndër të tjera ai shtoi se ndërkombëtarët do të vijnë me një qëndrim për asociacionin që do të pranohet nga të dyja palët.

“Ajo që kam vënë re është se bashkësia ndërkombëtare ka qenë e përgatitur për skaje të qëndrimeve që do ti kenë të dyja palët në raport me njëra-tjetrën. Që kur u prezantua draft-statuti, në deklaratën e Borrell nuk vërej ndonjë befasi, as çfarë paraqitej dhe as nga refuzimi kategorik i palës kosovare. Duhet të hiqet dilema a do të ketë apo jo asociacion mirëpo të shtrohet dilema se kush do të jetë asociacioni. Besoj se duhet të koncentrohen energjitë më shumë se çfarë lloji asociacioni do të jetë, se sa të vazhdohet me përqendrimin e energjive në mjegullimin e mëtejshëm të situatës. Asociacioni nuk do të jetë vetëm një organizatë qeveritare as një bashkim apo forum komunash, por do të jetë brenda ligjeve dhe kushtetutës sonë ndërkombëtare, sipas ligjit për ratifikim. Asociacioni nuk është i panjohur për ndërvetësuesit. Bashkësia ndërkombëtare do të vij  me një qëndrim të mesëm që do të pranohet nga palët”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026