Gazetari: Politikanët të thirren dhe të pyeten rreth zhdukjes së Ervis Martinajt
Gazetari, Xhevahir Zhabina, thotë se politikanët të cilët kanë folur publikisht për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, duhet të thirren nga prokuroria dhe të japin informacionin e tyre në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij, këtë çështje duhet ta hetojë Struktura e Posaçme (SPAK) dhe jo Prokuroria e Kurbinit.
“Këtë çështje duhet ta hetojë SPAK-u, për shkak të asaj që përfaqëson Ervis Martinaj, por edhe të gjithë historisë që ka pasur. Ai është subjekt i SPAK-ut, është shpallur në kërkim nga SPAK-u. Kjo çështje, përveçse hetimore, tashmë është bërë dhe politike. Më shumë për këtë çështje flet politika sesa prokuroria dhe policia.
Në qytetin e Durrësit, Ervis Martinaj është parë më 5 gusht, por është 4 ditë para se të zhdukej. Por kryetari i PD-së, në një status në rrjetet sociale, thotë që Ervis Martinaj është parë nën shoqërinë e një gruaje e cila punon në bashkinë e Tiranës. Prokuroria e Kurbinit, e cila ka tagrin për të hetuar këtë çështje, ndoshta të gjithë këta persona që flasin publikisht duhet t’i thërrasë dhe t’i pyesë se çfarë dinë në lidhje me këtë çështje”, theksoi ai.
Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit Vis Martinaj është zhdukur. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil