Gazetari publikon dokumentin: Hierarkia e 32 godinave të Bllokut dhe historia e Vilës së Enver Hoxhës

4 Mars 2026 | 21:44

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin, gazetari Roland Qafoku foli për historinë e vilës së Enver Hoxhës, duke marrë shkas nga incidenti gjatë protestës së opozitës, ku objekti u sulmua me molotov dhe fishekzjarre. Sipas Qafokut, Vila 31 është një nga 32 ndërtesat e bllokut të njohur si blloku i regjimit komunist, një kopje e strukturave të Kremlinit në Moskë, e dedikuar ekskluzivisht Enver Hoxhës.

Qafoku prezantoi një dokument të vilave të Bllokut.

“Ky është inventari i bllokut, me 32 ndërtesa, godina dhe vila. Vila e Enver Hoxhës është vila 31, e sekretarit të parë të Komitetit Qendror. Numri 25 ishte vila e presidentit, numri 27 e ministrit të Financave, ndërsa numri 29 i zëvendës presidentit të Komitetit Qendror. Vila numër 30 i takonte kryeministrit, pra Mehmet Shehut. Vila 31 e sekretarit të parë shërbente gjithashtu për kryesinë e presidiumit. Vila 32 ishte e sekretarit tjetër të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, 33 e zëvendës kryetarit, 34 e presidentit të Komitetit Qendror, 35 e sekretarit, e zëvendës kryetarit dhe kryetarit të tjerë. Pallati i brigadave ishte ndërtesa tjetër, pjesë e nomenklaturës së bllokut dhe ruhej nga Garda. Në këtë kompleks ndodheshin edhe magazinat ushqimore, drejtoria, poliklinika speciale dhe godinat e pritjes në malin e Dajtit”, thuhet në dokument.

Qafoku shpjegoi se blloku i 32 vilave në Tiranë ishte një strukturë e mirëorganizuar që pasqyronte hierarkinë e Partisë së Punës gjatë regjimit komunist ku çdo vilë kishte funksion të veçantë, duke i shërbyer figurave kryesore të pushtetit: sekretarit të parë, kryeministrit, presidentit, zëvendës kryetarëve dhe anëtarëve të tjerë të Komitetit Qendror.

“Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, këtë vilë e mori Enver Hoxha. Trualli fillimisht i përkiste deputetit nga Berati, Hamid Myftiu, i cili ia dha një italiani për 99 vjet qira. Më vonë, në vitet ‘40-‘42, zonja italiane Veleda Luçia Kosta ndërtoi shtëpinë, ngjitur me shtëpinë e Qemal Biçakut. Hoxha, pasi erdhi në Tiranë si kryeministër, zgjodhi këtë vilë, ndërsa ngjitur ishte shtëpia e zëvendës kryeministrit Koçi Xoxe. Qafoku shtoi se në vitin 1948, pas arrestimit të Koçi Xoxes dhe internimit të familjes së tij, Hoxha mori shtëpinë e ngjitur, duke e bashkuar me të tijën deri në vitin 1973, kur u bë zgjerimi i vilës që shihet sot.

“Në vitin 1948 ndodhi një ngjarje vendimtare: arrestimi i Koçi Xoxes, komshiut të Enver Hoxhës dhe zëvendësit të tij. Ai e pa nga dritarja mënyrën se si e tërhiqnin zvarrë dhe internonin, së bashku me familjen e tij. Pas kësaj, Enver Hoxha mori shtëpinë e ngjitur, duke e bashkuar me të tijën, dhe kështu u formuan dy shtëpi të bashkuara deri në vitin 1973”, tha ai.

Gazetari theksoi edhe funksionin politik të vilës.

“Janë bërë mbledhje politike dhe, kur themi mbledhje politike, janë prerë koka te ajo shtëpi, te ajo vilë. Aty, më pas, në vitin ’73 u bë një zgjerim dhe ne sot shohim pikërisht këtë zgjerim, sepse shtëpia e vjetër, ajo pjesa në të majtë, është gati e padukshme, një miniaturë përballë hapësirave të mëdha. Ajo që ne shohim sot është ndërtimi i vitit ’73. Këtu më pas filloi ajo lufta dhe konkurrenca në Bllok, se kush e rinovoi vilën më me shije dhe më bukur. E ka përshkruar edhe Ismail Kadare, kur flet për vilën e Mehmet Shehut dhe rivalitetin mes bashkëshortes së Enver Hoxhës dhe shtëpisë që po rikonstruktonte Mehmet Shehu. Këtu më pas nisi edhe rivaliteti mes “njëshit” dhe “dyshit”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çelet ekspozita me 45 ikonat e Muzeut të Korçës, arti mesjetar shqiptar prezantohet në Francë

Një nga koleksionet më të çmuara të trashëgimisë artistike shqiptare ka mbërritur në Francë. Në Chambéry (Shambery) është hapur ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e...
13:19 | 14/06/2026

“Ikonat e Shqipërisë”, mbi 45 vepra të Muzeut të Korçës ekspozohen për herë të parë në Francë

Mbi 45 ikona të çmuara nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë po prezantohen për herë të parë para publikut francez në...
19:13 | 13/06/2026

Taylor Swift hyn në histori, pranohet në Songwriters Hall of Fame në moshën 36-vjeçare

Taylor Swift ka hyrë në histori duke u bërë gruaja më e re e pranuar ndonjëherë në Songwriters Hall of Fame, në moshën 36-vjeçare. Ky...
17:36 | 12/06/2026