Gazetari Robert Papa zbulon detaje të reja nga dosja McGonigal

6 Shtator 2023 | 19:51

Gazetari Robert Papa, foli në lidhje me çështjen “McGonigal”, ku në këtë dosje përmendet dhe emri i kreut të qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Rama është ngatërruar dy herë, njëherë ka mbledhur informacione ndëshkuese për të futur në listën e zezë një person, si dhe ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan.

Më tej ai shton se Rama mund të ndalohet sapo të shkojë në Nju York.

“Nga burimet që unë kam, Rama është ngatërruar dy herë. Në rastin e letrave që unë kam thuhet që gjykatësja do e ndëshkojë atë sepse ka ndërhyrë për të organizuar një takim për një zyrtar të OKB me një njeri të Deripaskës, gjithashtu  ka mbledhur informacione ndëshkuese ndaj një rivali të Deripaskës për ta futur te lista e zezë dhe ‘non grata’, kemi të  drejtë të spekulojmë që kët ëmund ta ketë bërë me Berishën. Përsa i përket parave të marra nga personi A, që ka dalë Nezaj, janë 225 mijë, por është dhe një shumë 500 mijë dollarë dhe pikërisht këtu kanë filluar dhe hetimet ndaj tij, janë tërësisht me lidhjen shqiptare ku padiskutim i akuzuari i madh është dhe Duçka. Rama i ka kërkuar që të hetohej një lobist amerikan që në dosje del se ka qenë Muzin për llogari të Bashës. Nuk është mbyllur hetimi ende ndaj Bashës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023