Gazetari: Situata me emigrantët shqiptarë në Francë e rënduar

28 Gusht 2022 | 19:55

Gazetari shqiptar në Francë, Leon Molla thotë se në 6 muajit e fundit, situata me emigrantët shqiptarë në këtë shtet është rënduar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Molla u shpreh se ka pasur edhe rritje të kërkesave për azil.

Ai theksoi se nëse shteti francez kthen përgjigje negative, shqiptarët më pas tentojnë largimin drejt Britanisë së Madhe.

“Këto 6 muajit e fundit, në Republikën e Francës është kthyer përsëri një situatë e rëndë për emigrantët shqiptarë. Përsëri qëndrojnë në çadra, një situatë si e viteve 2012-2014, kur ka qenë fluksi më i madh i asaj kohe, kur shqiptarët kishin zgjedhur Francën. Edhe kërkesat për azil nga ana e shqiptarëve në institucionet franceze është shtuar. Për fitimin e letrave ka shumë pak mundësi.

Administrata franceze e ka shtuar interesin për të ditur më shumë për dosjet dhe për t’u bindur për ata persona që kanë ardhur. Shumë shqiptarë vijnë me një dosje të varfër, të cilin nuk e bind administratës franceze, ndaj ka pasur dhe përgjigje negative. Pas kësaj përgjigjeje negative, shqiptarët tentojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe”, nënvizoi Molla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026