English

Gazetari: Spitali i Pejës e ka fshehur rastin e foshnjes së gjetur në lavatriçe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Bujar Vitia thotë se spitali i Pejës e ka fshehur ngjarjen e rëndë, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete u gjend me çarçafë në një lavatriçe.

- Advertisement -

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Vitia u shpreh se ngjarja u mësua pas rrëfimit të babait të foshnjës, dy ditë më parë.

“Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë, fillimisht për familjen sigurisht, por edhe për të gjithë ne si opinion. Raportimet kanë qenë dy ditë më parë për rastin në fjalë për atë që ka ndodhur realisht, sepse ka pasur raportime edhe një javë më parë ku spitali nuk ka pranuar që t’ia dorëzojë foshnjën familjes.

Pasi familja e ka lajmëruar policinë, ky ka qenë lajmi i parë, por jo realisht se çfarë ka ndodhur. Atë se çfarë ka ndodhur e kemi kuptuar dy ditë më parë në një rrëfim publik të babait në media. Ka qenë në datën 14 dhjetor, një ditë pasi nëna ka lindur foshnjën e vdekur në spitalin e Pejës. Është një rast në të cilin nuk janë respektuar procedurat e trajtimit të foshnjës, e cila lindi pa shenja jete pas javës së 22 në një spital publik”, theksoi ai.

Deri më tani, familja pretendon se nga pakujdesia foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.

Nëna e foshnjës ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerrë e vdekur.

Pas operacionit, raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës dhe ndërkohë është ngatërruar me çarçafët. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kosovare, ndërsa sipas mediave është zbuluar vetëm pasi prindërve iu refuzua kërkesa për të marrë trupin, duke i detyruar të bënin denoncim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?