Gazetari Tela për ngjarjet e 8 janarit: Imazhi më trishtues në Shqipërinë e 2022

10 Janar 2022 | 21:32

Gazetari Andi Tela tha në emisionin Now në Euronews Albania se ngjarjet e 8 janarit në Partinë Demokratike ishin për të “imazhi më trishtues” në Shqipërinë e 2022.

Gazetari iu drejtua ish-kryeministrit Berisha, i ftuar në studion e Now, duke i thënë se nuk duhet ta justifikojë protestën përpara selisë së PD-së të shtunën.

“Ne nuk arrijmë të kuptojmë se si ka mundësi që me 8 janar, ku ju thoni protestë paqësore, ne prisnim skenën e protestës së armëve kimike dhe të studentëve, por protestuesit shkuan për të thyer dyert”, tha Tela.

Gazetari tha se ata që prekën me tepër nga kjo histori janë shqiptarët “sepse kanë Edi Ramën përballë dhe një opozitë të përçarë për më tej”.

Ish-kryeministri Berisha, nga ana e tij tha se protesta ishte krijim i opozitës së vërtetë.

“Drama më e madhe e shqiptarëve është që këto 8 vite ata nuk patën një opozitë. Dje u faktua se ajo që quhej opozitë ishte një fasadë e qeverisë. Shqiptarët duhet të jenë të ulmtur që ka një përpjekje për të shpëtuar pluralizmin politik”, tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026