Gazetari: Vdekja e shqiptarit në burgun e Korfuzit nuk u raportua nga mediat greke
Gazetari shpëtim Zhinxhiria tha për Euronews Albania, se autoritet shqiptare duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj ngjarjeve të tilla si ajo e katër ditëve më parë ku një 35-vjeçar me inicialet L.B, nga Kurbini ka humbur jetën në burgun Korfuzit në Greqi.
Ai tha se më parë ka pasur më shumë raste të shqiptarëve të vdekur nëpër burgje dhe se kushtet janë përmirësuar me kalimin e viteve, por shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë, pasi ngjarje të tilla herë pas here nuk raportohen dhe vdekjen e 32-vjeçarit e kishte publikuar vetëm një portal në greqi, por jo mediat greke.
“Kjo ngjarje ka ndodhur 4 ditë më parë në burgun e Korfuzit. Shqiptari 35 vjeçar është varrosur në Shqipëri. Familjarët nuk kanë dashur të japin më shumë informacion. Ngjarja e fundit nuk është raportuar në mediat vendase. Në mediat greke nuk është përmendur, vetëm në një portal. Megjithatë kushtet në burgjet greke janë përmirësuar. Por institucionet shqiptare duhet të jenë më në lartësinë e duhur. Në vitin 2018 kanë vdekur 24 shqiptarë, nga 2 në muaj dhe institucionet shqiptare kanë heshtur, por kjo nuk është punë e ambasadës”, -tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve