Gazetari zbulon akt-ekspertizat mjekësore: Pse u lirua ish-ministri Saimir Tahiri

2 Qershor 2023 | 12:06

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua këtë të premte nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Matilda Fetahu ka pranuar kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.

Gazetari Eni Ferhati bën me dije se në prokurori janë paraqitur dy akt-ekspertiza mjekësore të cila konfirmojnë gjendjen shëndetësore të bashkëshortes.

Me këtë vendim Tahiri do të duhet ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej 1.8 vite në banesë.

“Gjyqtarja Matilda Fetahu ka pranuar kërkesën e prokurorisë për lirimin e ish-ministrit të Bredshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nën akuzën për “Shpërdorim detyre”. Tashmë Saimir Tahiri pjesën e mbetur të dënimit do ta vuajë në shtëpi, pasi sipas prokurorisë janë paraqitur dy akt-ekspertiza mjekësore të cila konfirmojnë faktin se ish-ministri nuk mund të qëndrojë më në qeli dhe pjesën e mbetur të dënimit rreth dy vite do ta vuajë në shtëpi”, tha gazetari Eni Ferhati.

Ndërkohë që beteja ligjore vijon, pasi SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dimin e ish-ministrit për “Trafik droge” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

“Prokuroria e Posaçme nuk është pajtuar me dënimin e tij për “Shpërdorim detyre” dhe ka depozituar në Gjykatën e Lartë një rekurs, ku kërkon që ish-zyrtari i lartë të dënohet me 12 vite burg për “Trafik droge” dhe “Grup të strukturuar kriminal””, tha Ferhati.

Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi në gjkko u rrëzuan akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026