Gazetari zbulon detajet: Çfarë fshihet pas vizitës së Altin Dumanit në SHBA
Gazetari Eni Ferhati komentoi në emisionin “NOW me Erla Mehillin” vizitën zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit në SHBA.
Sipas Ferhatit, kreu i SPAK është zyrtari i parë shqiptar që viziton DASH-in pas ardhjes në pushtet të administratës së re Trump, një vizitë që ai e konsideron si një shenjë mbështetjeje dhe vlerësimi për punën e insitucionit dhe vetë Dumanit.
“Në listën e publikuar të agjendës së disa zyrtarëve të DASH-it është dhe prezenca e zotit Dumani, i cili nuk është hera e parë që viziton administratën amerikane. Unë e shoh këtë si një vijim të mbështetjes amerikane për SPAK-un dhe veçanërisht për zotin Dumani. Ky takim mbart një mesazh të qartë për pozicionin që ka SPAK sot dhe për vetë zotin Dumani. Kemi rënë dakord se Altin Dumani ishte një “investim” amerikan dhe nuk duhet harruar ndikimi i ish-ambasadores Kim. Ky është një mesazh i qartë në kontekstin e zhvillimeve të fundit, sidomos kur patëm ndërprerje të fondeve dhe asistencës për Prokurorinë e Posaçme, që u pezulluan për disa javë. Por menjëherë pas procedurave në SHBA, situata u kthye në pikën fillestare, me staf amerikan që konsulton dhe mbështet logjistikisht SPAK-un” tha gazetari Ferhati.
Ferhati tha se kjo vizitë nënkupton një vlerësim për Dumani dhe për punën e SPAK gjatë këtyre tre viteve. Sipas tij me zhvillimet e reja politike mund të shohim një trajektore të re për SPAK-un, por që do të shikohet hap pas hapi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari tregon kandidatët e mundshëm për kreun e ri të SPAK: Si do zhvillohet gara
- Dumani vizitë zyrtare në SHBA, kush është zyrtari i lartë që do të takojë në DASH
- E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani
Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë