Gazetari tregon kandidatët e mundshëm për kreun e ri të SPAK: Si do zhvillohet gara

2 Shtator 2025 | 21:53

Gazetari Eni Ferhati, komentoi në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, hapjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon më 19 dhjetor të këtij viti.

Sipas Ferhatit, ligji e përcakton qartë se procedurat për zgjedhjen e kreut të ri fillojnë tre muaj para përfundimit të mandatit aktual ndërsa përmendi disa kandidatura të mundshme sipas tij.

Ferhati beson se në garë do të jenë kryesisht emra që kanë konkuruar edhe më parë, ndërsa përmendi mundësinë e kandidaturave të prokurorëve Kondili, Xholi dhe ndoshta Vladimir Mara, i cili ka bërë një punë të mirë në seksionin e luftës kundër krimit të organizuar.

Nga ana tjetër, Ferhati shprehu skepticizëm për një kandidaturë të mundshme të Olsi Dados.

“Ligji për Prokurorinë e Posaçme parashikon që procedurat të nisin tre muaj para mbarimit të mandatit, duke lënë kështu hapësirë për të kryer të gjitha procedurat dhe që më datë 19 dhjetor, kur zotit Dumani i mbaron mandati, të kemi drejtuesin e ri të SPAK. Tre muaj para mbarimit të mandatit, më 19 shtator, do të hapet gara, e cila do të jetë e hapur për të gjithë prokurorët. Mund të përmendim emra që kanë kandiduar më parë dhe që aspirojnë, si zoti Kondili, Adnan Xholi, Vladimir Mara që ka hetuar organizatat kriminale. Për Olsi Dadon nuk dihet nëse do ketë aspiratë, duke parë që në fillim ka qenë i komanduar në SPAK dhe më pas mori emërimin. Nëse këtë herë nuk do të kemi një ambasadore si Kim që ndoqi procesin gjatë kohës së Dumani, nuk ka një ambasador të afërt me punën e SPAK, por vetëm një të ngarkuar me punë. Për momentin kemi një skenar të paqartë, por së shpejti do të kemi platformat e para dhe shprehjen e interesit nga prokurorët. Ndoshta do të bëjmë një analizë më të detajuar bazuar në barometrin e punës dhe mbështetjen që kandidatët kanë nga kolegët e tyre në SPAK, por besoj se do të ketë edhe faktorë të tjerë që do të ndikojnë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK”, tha Ferhari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026