“Në Shqipëri duhet të shqetësohen”, ish-prokurori flet për vizitën e Dumanit në SHBA
Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku pritet të takohet me një zyrtar të lartë për cështjet evropiane dhe euroaziatike.
Sipas Beçit, vizita konfirmon mbështetjen e administratës së re Trump për Prokurorinë e Posaçme, por lidhet nga ana tjetër me interesat e SHBA sa i përket çështjeve të caktuara që ata duan të luftojnë.
“Nga pikëpamja diplomatike, ligjore në Shqipëri, ky takim shihet në disa drejtime. Së pari, programi është bërë në një periudhë shumë më të hershme, sigurisht në administratën Trump, ndaj edhe në Shqipëri duhet të shqetësohen se administrata Trump po i jep një mbështetje direkte. Ky takim jep disa mesazhe: të mbështes, të jap besim, por në fund dhe të orientojnë. Orientimet nuk jepen me emra konkretë, por do të tregojnë drejtimet e politikave amerikane. Ka edhe një pjesë tjetër, u jepet kurajë prokurorëve të SPAK-ut. Por mos harrojmë që qeveria amerikane do të nxjerrë orientimet e saj sa i përket interesave të drejtpërdrejta, të cilat kanë qenë të ndryshme në periudha të ndryshme. Këto do t’i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë si mesazh për Dumanin.
Orientimi mund të jetë në lidhje me luftën kundër narkotrafikut, duke e trajtuar si luftë kundër terrorizmit, apo kundër organizatës Soros. Ky zyrtar i lartë amerikan do të japë orientimet që vijnë nga administrata Trump: lufta kundër narkotrafikut si pjesë e luftës kundër terrorizmit, dhe lufta kundër organizatës së Soros-it”, tha Beçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:47 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët
- 12:39 Debat në Kuvend, Berisha-Peleshit: Armik i procesit të integrimit. Kryeparlamentari: Do të marr masa
- 12:33 Miratohet me 75 vota pro ndryshimi i rendit të ditës pas propozimit nga Balla, Bardhi: Po cenoni rregullat e Kuvendit
- 12:20 PD thyen bojkotin, deputetët demokratë të pranishëm në Kuvend
- 12:14 Seanca plenare, mbërrijnë në Kuvend krerët e lartë të institucioneve (VIDEO)
- 12:11 Gjyqi “Partizani”, zbardhet dëshmia e Bamir Topit në GJKKO: Nuk ishte në kompetencën e presidencës por qeverisë