Gazetari zbulon planin që po qarkullon me disa faza deri tek zgjedhjet e reja
Gazetari Xhemajl Rexha ka dhënë detaje në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka informacione për një plan me disa faza që çon në dorëheqjen e kryetarëve aktualë në komunat me shumicë serbe.
Më tej ai theksoi se të gjithë ambasadorët e QUINT, u kanë kërkuar kryetarëve që të mos të futen brenda komunave, para të cilave serbët po zhvillojnë protesta.
“Kemi parë disa dokumente që kanë qarkulluar, se ka një plan disa fazor që do të çojë në dorëheqjen e kryetarëve aktualë. Askush nuk e ka parë Hetemin të hyjë dhe të dalë nga komuna. Për ti dhënë fund protestës së serbëve, Hetemi duhet të dalë sipas kërkesave të serbëve dhe të ndërkombëtarëve. Të gjithë ambasadorët të QUINT, u kanë kërkuar kryetarëve që të mos shkojnë tek komunat. Do të jetë një nënçmim i madh për Kosovën, kur kryeministri dhe presidenca do u kërkojë kryetarëve të dorëhiqen për t’iu lënë hapësirë zgjedhjeve të reja”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
- CCBS – Njoftim për shtyp mbi tregtimin e produkteve të paautorizuara në treg
- Kosova i dërgon kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit