Gazetarja: Deri më 13 shkurt shkollat në Turqi të mbyllura, pezullohen aktivitetet
Gazetarja shqiptare në Turqi, Nada Dosti tha në një intervistë për Euronews Albania se deri më 13 shkurt shkollat janë të mbyllura atje dhe të gjitha aktivitetet janë pezulluar.
“Sa i përket Sirisë, numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 2530 viktima dhe të lënduar 4645, ndërsa sa i përket masave që qeveria ka ndërmarrë, gati 251 mijë qytetarë janë akomoduar në hotele, qendra sportive, qendra kulturore, stadiume, konvikte,” – u shpreh ajo.
Dosti sqaroi se data 6 shkurt u shpall ditë zie dhe 1 javë do të zgjasë zia, ç’ka nënkupton nuk mund të realizohet asnjë aktivitet dhe flamuri do të ngrihet në gjysmështizë.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 11 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies