Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor, vjen me libër të ri për Shqipërinë

19 Qershor 2025 | 18:13

Gazetarja britanike dhe shkrimtarja Alice Taylor vjen me një libër të ri, por këtë herë në një stil ndryshe.

Një udhëtim vizual dhe kulturor përmes peizazheve, njerëzve dhe traditave të Shqipërisë vjen përmes librit “Brenda Shqipërisë”, promovimi i të cilit u bë në  Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë kryeministrisë.

Vetë autorja e librit, për Euronews Albania tregon arsyet pse e solli këtë vepër në formën e një guide.

“Është një libër për ti shpjeguar njerëzve në të gjithë botën se si është të jetosh në Shqipëri. Është një vend i bukur, vend i mrekullueshëm. Ky është një libër jo vetëm për shqiptarët, është një libër për turistët por edhe për shqiptarët e diasporës”,-tha shkrimtarja.

Ndër të tjera shkrimtarja tha se çdo fotografi ka një histori dhe përcjell një mesazh.

Mes artdashësve, kritikëve të librit dhe pjesëmarrësve e pranishme në këtë promovim ishte dhe e ëma e shkrimtares, e cila shprehet krenare për të bijën ndërsa thotë se është e impresionuar nga Shqipëria.

Inside Albania, është një vepër e shkruar në anglisht ndërsa përmes imazheve synon t’I paraqesë publikut çdo cep të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026