Gazetarja flet për goditjen e radhës së SPAK: Do të jetë majtas
Gazetarja e kronikës, Glidona Daci, ka zbuluar gjatë një interviste për Euronews Albania se goditja e radhës e SPAK do të jetë sërish majtas.
Daci tha se në Prokurorinë e Posaçma janë duke u hetuar dosje të nxehta për korrupsion dhe abuzim detyre për zyrtarë ose ish-zyrtarë të majtë.
Ajo tha se është pak e vështirë nga organi i akuzës që të provojë vepra penale të shpërdorimit të detyrës për ish-funksionarë të PD-së, të cilat janë parashkruar tashmë.
“SPAK-u është në vitin e tij të katërt. Do ketë dosje të tjera të nxehta që do të godasin sërish për fat të keq majtas. Nëse kryeministri e cilëson si sulm nga ana e SPAK-ut që po godet majtas, atëherë do të jetë përsëri majtas. Sepse e majta ka mandatin e tretë në pushtet dhe padyshim tenderat ku dyshohet se janë bërë abuzime dhe ka korrupsion, janë bërë nga e majta. E djathta ka qenë 2005-2013 në psuhtet dhe nuk mundesh t’i të kapësh veprën penale të shpërdorimit të detyrës që parashkruhet për 5 vite”, tha Daci.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë