Gazetarja grabitet teksa raportonte ‘live’ për Kupën e Botës
Ndodh edhe kjo! Një gazetare e televizionit argjentinas është grabitur teksa raportonte “live” në Katar për Kupën e Botës.
Dominique Metzger ishte duke raportuar nga zona “Corniche” e Dohas për ndeshjen e parë të turneut, kur ajo tha se i kishin vjedhur sendet.
Reporterja tregoi për “Todo Noticias” se policia premtoi për identifikimin e autorit dhe i kishin thënë se ajo vetë mund të zgjidhte se çfarë dënimi do t’i jepte grabitësit, raporton Daily Mail.
“Kisha vetëm çantën time të vogël me të gjitha gjërat që duhen, portofolin, çelësat e dhomës së hotelit, disa peceta”, tha Metzger.
Në një përpjekje për të goditur krimin, autoritetet në Katar kanë instaluar mijëra kamera rreth stadiumeve të sapondërtuara, si dhe 15,000 kamera me rezolucion të lartë brenda çdo stadiumi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë