Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga paraburgimi në Iran

8 Janar 2025 | 14:03

Sala, një gazetare italiane e ndaluar në izolim në Iran që nga 19 dhjetori, është liruar dhe po kthehet në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja italiane, Meloni.

Avioni tek i cili udhëtonte gazetarja, u ngrit nga Teherani pas “punës intensive në kanalet diplomatike dhe inteligjente”, tha në një deklaratë, Giorgia Meloni. Fluturimi do të mbërrijë në aeroportin Ciampino të Romës në orën 15:30 me kohën lokale.

Sala u arrestua e akuzën e shkeljes së ligjit islamik – tre ditë pasi mbërriti në vend me vizë gazetari.

Problemi i saj ishte ndërthurur me atë të Mohammad Abedini Najafabadi, një inxhinier iranian i arrestuar në aeroportin Malpensa të Milanos me një urdhër të SHBA-së disa ditë përpara se Sala të ndalohej.

Najafabadi akuzohet për furnizimin e komponentëve të dronëve në Teheran. Prokurorët në Milano refuzuan të martën një kërkesë për arrest shtëpiak nga avokatët mbrojtës të Najafabadi. Një seancë është caktuar më 15 janar. Që nga mëngjesi i së mërkurës, ishte e paqartë se si lirimi i Sala do të ndikonte në rastin e Najafabadi.

Irani mohoi të hënën se kishte një lidhje midis arrestimit të Sala dhe atij të Abedinit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha se Sala ishte arrestuar për “shkelje të ligjit të Republikës Islamike” gjatë udhëtimit të saj të raportimit.

Lirimi i gazetares vjen disa ditë pasi Meloni bëri një vizitë fluturuese në klubin e golfit të Donald Trump në Florida , gjatë së cilës ajo thuhet se “ushtroi fort presion” mbi rastin e Sala.

Ndër të tjera, burgu njihet për ndalimin e kundërshtarëve të regjimit iranian, gazetarëve dhe shtetasve të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026