Gazetarja: Lokalet pranë shkollave në Kombinat e Shkozë shesin drogë

26 Tetor 2023 | 08:50

Në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, Ministria e Brendshme ka parashikuar ashpërsim të dënimeve për 10 vepra penale, kur këto krime kryhen brenda ‘Perimetrit të sigurisë’ në shkolla.

Gazetarja Aida Topalli në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania,  tha se pranë shkollave shiten lëndë narkotike, konkretisht në lokalet afër.

Mes tjerash ajo theksoi se nxënësit që shesin në këto shkolla janë poshtë moshës 18-vjeç.

“Unë nuk e mendoj dot që një person, një biznesmen të hap një lokal afër një shkolle dhe ta përshtasë atë për shitjen e lëndëve narkotike. Ka shumë të tilla. Në Kamëz, ke në afërsi të shkollës “Myslim Keta”, kemi një në afërsi të një shkolle në Shkozë.  Nxënësit që shesin në këto shkolla janë të moshës 18-vjeç e poshtë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026