Toksikologia: Nëse 26-vjeçarja ka pirë drogën GHB, zhduket nga trupi për 24 orë
Përdhunimi i 26-vjeçares në qytetin e Vlorës nga disa persona është një nga ngjarjet më të rënda të këtyre ditëve. Gjatë gjithë kohës mediat kanë shkruar, personazhet publike por edhe të afërm të personave të dyshuar si përdhunues.
Ditën e djeshme në spitalin e Vlorës ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili është shprehur se e dënon fort dhunën seksuale dhe kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt sipas tij.
Toksikologia Suela Xhufi tregoi në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se 26-vjeçarja e përdhunuar mund të ketë pirë drogë GBH, që i ka shkaktuar edhe të vjellat. Ajo shpjegoi se kjo lloj droge ka aftësinë të zhduket nga trupi për 24 orë.
“Droga që është përdorur te vajza është e tillë që çon në humbjen e kujtesës. Është droga e përdhunimit që përdoret masivisht në klubet e natës në Shqipëri dhe Kosovë, është droga GBH. Është drogë pa erë, pa aromë dhe mund të merret në alkool. Efekti nis pas 15-20 minutash, vajza ka treguar se në fund i është dhënë një gotë alkool dhe pas kësaj ka humbur vetëdijen. 3-4 orë pacienti e humb vetëdijen totalisht dhe mund të arrijë deri në koma. Nëse ajo ka qenë e pavetëdijshme, ka pasur pamundësi të mbrojë veten. Nëse nuk kapet brenda 24 orëve të para, ajo eliminohet shumë shpejt, nuk del në test”, shpjegoi toksikologia.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve