Gazetarja Ola Bruko tregon marrëdhënien e veçantë dhe mendjehapur që ka me djalin e saj adoleshent
Në shoqërinë shqiptare gjithmonë është ecur me idenë se gjatë adoleshencës goca duhet të flasë me mamin dhe djali me babin, por gazetarja Ola Bruko tregon sonte për “Jo Tabu” të kundërtën. Ajo vjen në një bisedë me djalin e saj Klestin, me të cilin ka ndërtuar një marrëdhënie mendjehapur.
“Unë e them gjithmonë që ky është mashkulli i vetëm në këtë botë, që mua më ka parë dhe më sheh me sytë e zemrës”,- thotë Ola Bruko për Jo Tabu, emision i cili mundësohet nga UNFPA.
“Kjo është Ola, është mami im edhe e vetmja femër që unë shoh lart dhe i ngjaj shumë”,-rrëfen Klesti.
Pas këtij rrëfimi plot dashuri për njëri-tjetrin, Ola tregon se me Klestin flasin për çdo gjë dhe komunikimi është çelësi.
“Ne flasim pastaj për gjërat intime, që i ndodhin Klesti, se ndërsa rritet sheh ndryshime te vetja e vet edhe gjithmonë më pyet pse po ndodh kjo kështu. Dhe unë ndonjëherë i them që disa gjëra do shkosh të pyesësh dhe babin se jo të gjitha i di unë”,-shprehet gazetarja.
Adoleshencën përveç ndryshimeve fizike e shoqëron dhe nervozizmi, që është një problem serioz dhe në disa raste rrezikon të kthehet edhe në një problem mendor ose një eksperiencë traumatike. Kjo vjen për shkak të stresit dhe presionit që ka një adoleshent çon në uljen e vetëbesimit, viktimizimit dhe në fenomenin e bullizmit.
Pikërisht për këtë fakt Klesti e pyet mamanë se si ka qenë ajo gjatë adoleshencës për të gjetur dhe të përbashkëtat.
“Kam pas një adoleshencë shpërthyese sa mami thoshte “Ti moj vajzë nuk je për Shqipëri, ti duhet të jetosh jashtë se këtu nuk bën hajër”. Përpiqesha ta bindja mamin që është kështu si them unë, nuk është si thua ti se ti s’merr vesh”, shton Ola Bruko.
Aty menjëherë ndërhyn Klesti duke i thënë për të përbashkëtën që kanë.
“Kemi të përbashkët acarimin”, thotë Klesti.
Në fund të bisedës, Ola tregon dhe si e sheh veten në të ardhmen si nënë.
“Nuk e di nëse do jem një nënë posesive, nuk dua të jem. Në kontestin që kur të ketë marrëdhënien e vetë nuk dua të jem aty ta bezdis, por dua të kem rolin tim, pasi pa këta të dy nuk do jetoja dot”,- thotë e emocionuar Ola.
Lexoni gjithashtu:
Jo Tabu | jep këshilla të vyera se si duhet të mbroheni në rrugë ose online nga dashakeqësit
Jo Tabu | Arbri rrëfen se homoseksualizmi vazhdon të jetë tabu në shoqërinë shqiptare
Jo Tabu | Gazetarja Anduela Ndreu: Nuk jam shoqe e vajzës, jam vetëm prind i saj
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta