Gazetarja: Salianji do të kandidojë përballë Berishës për kreun e PD-së
E ftuar në Euronews me Mirela Milorin, gazetaria Denada Jushi Kola komentoi situatën aktuale në Partinë Demokratike përpara zgjedhjeve të 23 majit, ku anëtarësia pritet të zgjedhë kryetarin e ri. Ajo vuri theksin tek konsistenca e Sali Berishës në historinë e partisë, duke kujtuar se emri i tij ka qenë shpesh i padiskutueshëm në përballjet e mëparshme, pavarësisht sfidave nga kandidatë të tjerë brenda PD-së.
Gazetarja bëri të ditur një lajm të ri ku sipas saj nga burime të afërta me stafin e Ervin Salianjit i është konfirmuar që ai do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD-së.
“Më lejo të ndaj edhe një lajm që besoj që do të konfirmohet edhe pas pak ditësh nga vetë zoti Salianji, por nga burimet e mia pranë grupit të cilët punojnë së bashku për të ndërtuar gjithë ato takimet që ne kemi parë në këto javë dhe në këto muaj nëpër Shqipëri më kanë konfirmuar që zoti Salianji, pavarësisht faktit që Partia Demokratike, lideri zoti Berisha, e ka vetëpërjashtuar, ai në fakt ka vendosur dhe do të jetë pjesë e garës në 23 maj. Megjithatë duhet të them që kjo është konfirmim vetëm nga burimet e afërta të stafit të tij dhe pritet në ditën të vijim që ai vetë ta konfirmojë hyrjen në betejen për kryetar të partisë. Por burime shumë të afërta pranë stafit të tij të afërt ma kanë konfirmuar. Ka një paqartësi pastaj për zonjën Kokalari për shkak se ne e dimë që nuk jeton në Shqipëri”, tha ajo.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit