Gazetarja: Si u bë ekonomia, “arma reale” e Iranit në arenën ndërkombëtare

11 Prill 2026 | 20:22

E ftuar në studion e “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Marjana Doda komentoi zhvillimet më të fundit gjeopolitike, duke u ndalur veçanërisht te roli i Pakistanit në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit. Ajo e cilësoi ditën e sotme si një moment vendimtar në nivel global, në një javë të karakterizuar nga tensione dhe deklarata të forta.

Doda theksoi se përfshirja e drejtpërdrejtë e aktorëve të rëndësishëm në bisedime, përfshirë edhe praninë e zëvendëspresidentit amerikan, tregon seriozitetin dhe urgjencën e situatës. Sipas saj, kjo sinjalizon jo vetëm rëndësinë e konfliktit, por edhe nevojën për një zgjidhje të shpejtë të një ngërçi gjeopolitik që prek stabilitetin global.

Ajo shtoi se për herë të parë pas dekadash, SHBA dhe Irani ndodhen në një fazë të tillë bisedimesh me përfshirje të drejtpërdrejtë të niveleve të larta politike ndërsa duke u ndalur te Ngushtica e Hormuzit, Doda e cilësoi atë si një surprizë të madhe ekonomike dhe gjeostrategjike, e cila ka rritur ndjeshëm rëndësinë e Iranit në rajon.

“Sa i përket rëndësisë të Pakistanit edhe të ditës së sotshme që për mua unë do ta quaj edhe një ditë vendimmarrje për të gjithë botën, për vetë faktin që ishte me të vërtetë një javë intensive me deklarata tejet të rrezikshme do t’ju thoja. Për herë të parë pothuajse në pesë dekada ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, përpos atyre bisedimeve, marrëveshjeve që janë bërë ndër dekada, sot e pamë që zëvendëspresidenti amerikan ishte i pranishëm në këto bisedime, që tregon jo vetëm rëndësinë thelbësore dhe seriozitetin dhe rrezikshmërinë që kishte kjo marrëdhënie ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, por pa diskutim edhe emergjencën që duhet të zgjidhet ky konflikt apo ky ngërç gjeopolitik. E vërtetë, sa i përket Ngushticës së Hormuzit ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme ekonomike dhe gjeopolitike, por edhe gjeostrategjike dhe kam përshtypjen që të gjithë analistët dhe njohësit e çështjeve ndërkombëtare e kanë tashmë edhe një pikë shumë të rëndësishme referimi për të zhvilluar analizat e tyre në vijimësi, pse jo edhe studime përkatëse rreth kësaj çështjeje. Për vetë faktin që ajo njëherë zgjoi rëndësinë që ka Irani në pozitën e tij gjeografike në atë rajon. Deri tani kemi parë që ka mundësi për të bërë presion realisht duke përdorur pozicionin e tij gjeografik politikisht, apo duke e bërë presionin në mënyrë direkte. Por unë mendoj që falë pozitës së tij gjeografike, sigurisht edhe burimeve të tjera natyrore, i ka dhënë mundësinë Iranit që të jetë një faktor kyç gjeopolitik dhe gjeoekonomik në Lindjen e Mesme”, tha ajo.

Ajo shtoi se Irani, ndoshta edhe vetë, nuk e ka pasur plotësisht të qartë deri tani peshën e tij ekonomike dhe strategjike në këtë nivel duke theksuar se, përtej diskutimeve për programin bërthamor, “arma reale” e Iranit mbetet ajo ekonomike, të cilën ajo e cilësoi si mjetin më të fuqishëm të ndikimit të tij në arenën ndërkombëtare.

“Dhe besoj që ndoshta as vetë Irani nuk ishte kaq i ndërgjegjshëm për këtë rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike që kishte deri tani përpara këtij konflikti që ishte deri në 28 shkurt”, tha gazetarja..

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026