Gazetarja: Si vajza braktisi Gjermaninë për dashurinë, u dhunua barbarisht në Tiranë

17 Prill 2023 | 15:13

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në studion e Euronews Albania detaje të reja nga rasti i 28-vjeçares, e cila u mbajt peng dhe u dhunua nga i dashuri i saj për më shumë se një javë.

Lala tha se vajza ishte një shtetase shqiptare e cila kishte lindur dhe ishte shkolluar në Gjermani, ku punonte në një spital si infermiere. Në vendin e punës ajo i dha ndihmë një bashkëkombasi shqiptar, Gleard Gusholli, i cili më pas u bë dhe i dashuri saj, personi që e dhunoi.

Sipas gazetares, 28-vjeçarja vendosi të braktiste jetën në Gjermani dhe të zhvendosej në Tiranë me shpresën për të ndërtuar një familje, por që hasi në dhunën barbare të 31-vjeçarit.

“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi.

Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën se do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjetoi dhunë barbare. Përjetoi situata të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të të përdor videot intime”, tha Lala.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026