Gazetarja: Turistët nga Kosova braktisin Durrësin, shkak liberalizimi i vizave
Numri i madh i turistëve është kryefjala e këtij sezoni turistik. Durrësi është një ndër qytetet më të vizituara sipas gazetares Klodia Gjuzi. Ajo informoi në “Good Morning Albanians” se duke u referuar prenotimeve deri tani, janë 168 hotele, 4859 dhoma dhe 70% e tyre janë të rezervuara për periudhën qershor-korrik. Numri i madh i turistëve vjen nga shtetet e Evropës si Italia, Britania e Madhe, Franca, por po ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë të interesuar për të njohur më shumë qytetin e vjetër arkeologjik.
Gazetarja tha se kosovarët kanë braktisur Durrësin këtë verë, kjo dhe për shkak të liberalizimit të vizave.
“Në fakt, ka një ndryshim këtë sezon, kosovarët kanë “braktisur” Durrësin. Për shkak të liberalizimit të vizave, duket se kanë zgjedhur vendet e tjera të Europës për të kaluar pushimet, dhe Durrësi tashmë është një destinacion i dytë. Por mungesa e shkaktuar pikërisht për shkak të shqiptarëve të Kosovës, është duke u mbuluar nga gjermanët, francezët, anglezët, italianët. Tashmë polakët dhe çekët, investojnë në pasuri të paluajtshme, nuk vijnë më si turistë, por vijnë si qytetarë dhe rezidentë në Durrës. Ata që marrin pjesën më të madhe të turistëve vijnë nga Britania e Madhe, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë shtete që më herët nuk kishin pasur një traditë për të vizituar qytetin e Durrësit, por duket se e kanë shtuar në guidat e tyre turistike, duke vizituar pikat arkeologjike, por duke kaluar edhe disa ditë pushimi në bregdet.” thotë Gjuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tirana e preferuara e turistëve, nigeriania: Nuk gjeta racizëm, ndihem e sigurt
- Muzeu i polifonisë në Gjirokastër, tërheqës për turistët vendas e të huaj
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit