Gazi lotsjellës prek edhe punonjësit e medias, reagon Unioni i Gazetarëve
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me përdorimin e gazit lotsjellës në protestën e opozitës. Sipas këtij unioni, imazhet e reporterëve të përlotur në protestë janë akt i dënueshëm dhe përgjegjësi e policëve shkaktarë.
Në reagim thuhet se: “Ky rast duhet hetuar dhe përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë ligjore!”
Po ashtu në njoftim thuhet se UGSH denoncon këto lëndime të shkaktuara mbi reporterë, operatorë të mediave dhe punonjës të tjerë të mediave të pranishëm për shkak të detyrës.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është i tronditur nga episodet dhe imazhet e publikuara prej operatorëve dhe reporterëve të mediave, në mbyllje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita politike e vendit, në mbrëmjen e sotme në bulevardin e madh të kryeqytetit. Në sekuencat e publikuara shfaqen reporterë dhe punonjës të mediave të përlotur dhe me vështirësi në frymëmarrje. Sipas reporterëve, kjo gjendje e rëndë e tyre është shkaktuar nga përdorimi i tymuesve lotsjellës nga Policia e Shtetit, në përpjekjen për të shpërndarë masat e protestuesve. Ky akt i rëndë ka ndodhur pikërisht në pikat ku ishin vendosur punonjësit e mediave, të cilët raportonin për mediat, protestën e opozitës. UGSH denoncon këto lëndime dhe u drejtohet të gjithë kolegëve të lënduar dhe të prekur nga përdorimi i këtyre lëndëve që të denoncojnë çdo rast dhe të dokumentojnë çdo episod apo incident, përmes publikimit të imazheve dhe identifikimit të autorëve, qofshin urdhërdhënës, qofshin zbatues. UGSH kërkon reagimin e organizatave dhe monitoruesve të lirisë raportuese dhe të lirive themelore ndaj këtyre episodeve, të cilat janë të papranueshme dhe injorojnë demokracinë dhe liritë e saj. Policia e Shtetit, në këto shfaqje, ka kryer ndaj gazetarëve veprime injoruese dhe ka dhunuar të drejtën e tyre, duke i shndërruar në reporterë që lotojnë për shkak të detyrës. Ky cënim dhe lëndim në shëndetin e tyre është shkaktuar nga mjete dhe duar të pakontrolluara të individëve nën uniformë.Ky rast duhet hetuar dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Po ashtu, edhe Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, ka dënuar përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
“Nga pamjet e transmetuara nga mediat shihet qartë se forcat e policisë, në jo pak raste, kanë goditur me ujë me presion dhe me gaz lotsjellës ekipet e xhirimit, kameramanët dhe gazetarët, të cilët ndodheshin në krye të detyrës për të pasqyruar ngjarjen. Në disa raste, gazetarët dhe kameramanët janë përballur me situata kritike, për shkak të pamundësisë për të marrë ndihmën e nevojshme si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës”, thuhet në reagimin e shoqatës.
Shoqata e Gazetarëve Europianë i kujton Policisë së Shtetit se ligji për menaxhimin e protestave e parashikon qartë përdorimin e mjeteve të tilla, si dhe kufizimet përkatëse ligjore.
“Mbi të gjitha, Policia e Shtetit dhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme duhet të kuptojnë rolin e medias dhe të respektojnë të drejtën e gazetarëve për të informuar publikun, pa u penguar dhe pa u rrezikuar gjatë ushtrimit të detyrës.Shoqata e Gazetarëve Europianë kërkon nga institucionet përkatëse që të hetojnë veprimet e efektivëve të policisë ndaj gazetarëve gjatë kësaj proteste dhe të merren masat e nevojshme ligjore”, mbyllet reagimi.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës