Gazment Bardhi bën kërkesë “urgjente” për ndryshimin e rendit të ditës
29 Maj 2025 |
11:27
Pas mbylljes me debatë të mbledhjes së Konferencës së kryetarëve të mbajtur këtë të enjte, deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshin të rendit të ditës për seancën plenare.
Ai pretendon se kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren e Kuvendit. Gjatë mbledhjes Bardhi kritikoi ashpër mënyrën si po funksionon Kuvendi, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence dhe kontroll të plotë. Ai theksoi se Kuvendi është kthyer në “pronë private” të mazhorancës, duke mos lejuar çështje jashtë rendit të ditës.
Në kërkesën e dërguar kryetares së Kuvendit, Bardhi kërkon që në pikën e tretë të rendit të ditës të përfshihet edhe diskutimi jashtë rendit të ditës për 60 minuta.
Pikat e parashikuara për shqyrtim ishin:
- Projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
- Projektkalendar i punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
- Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, lidhur me ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhunuan 2 persona për shkak të pronave në Tiranë, 4 të arrestuar, 1 në kërkim
- Kurti: Rritja e pranisë në kufirin Kosovë-Serbi reagim ndaj “Defender Europe”
Lajme të Sugjeruara
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng