Gazment Bardhi flet pas mbledhjes së Këshillit: Apeli im për Bashën

27 Korrik 2023 | 21:01

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar se ky nuk është një moment për të krijuar një ngërç të ri në parti.

Ai bëri para kamerave edhe një apel për ish-kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe për të gjithë faktorët e tjerë të partisë që të mos krijojnë rrëmuja anti-statutore dhe se truket për interesa personale duhet të lihen  mënjanë.

“Apeli im për zotin Basha dhe çdo faktorë brenda Partisë Demokratike është të reflektojë të mos çojë partinë në një tjetër përplasje, të gjejë një zgjidhje që është interesi i demokratë ve dhe i partisë demokratike. Ky nuk është momenti që Në Partinë Demokratike të ketë akte anti-statutore që nuk prodhojnë asgjë veçse një ngërç të ri e një rrëmujë në Partinë Demokratike, por nuk kanë asnjë vlerë statutore apo ligjore.

Në një proces anti-statutor edhe zoti Berisha pretendon se është kryetar i Partisë Demokratike. Duhet të funksionojë rruga statutore dhe instituconale, të lihen mënjanë truket për interesa personale dhe cilido në një garë sipas statutit është i lirë të marrë pjesë “,-tha Gazment Bardhi.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u mor vendimi për anulimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026