Gent Cakaj takon Vjosa Osmanin: Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë një zë i vetëm
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë një vizite në Prishtinë zhvilloi një takim me Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri Cakaj, i cili thotë se takimi mes tyre është fokusuar në diskutime për disa hapa konkretë në funksion të bashkëpunimit strategjik në fushën e politikës së jashtme dhe rëndësinë e qasjes së bashkërenduar në arenën ndërkombëtare të dy vendeve.
“Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme”, shkruan ministri.
Takimi mes tyre vjen në një kohë, ku situata politike në Kosovë është e paqartë pas dërgimit në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tashmë e kanë nisur përballjen me akuzat për krime lufte.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet