Genta Sula përlotet në “Now”: Si do gjenden të zhdukurit në komunizëm që s’kanë varr
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula është përlotur në emisionin “Now” në “Euronews Albania’, teksa fliste në lidhje me iniciativën që ky institucion kishte ndërmarrë, në lidhje me gjetjen e të zhdukurve në komunizëm që nuk kanë varr, mes tyre edhe gjyshi i saj.
Teksa fliste për procedurat për këtë çështje, Sula tha se nuk do të pushojë së bëri punën e saj, derisa të fillojë gërmimi i parë për të gjetur të zhdukurit.
“Çështja është e vështirë, komplekse. Rastet e thjeshta i kanë zgjidhur familjarët në vitet e para, rastet më të vështira kanë mbetur pezull, vitet kanë kaluar, ka munguar edhe vullneti politik. Deri më tani është kompiluar harta e vendeve të dyshuara, janë mbi 100 vende të dyshuara që familjarët kanë mbledhur informacion vetë.
Kemi rreth 170 familje që janë duke kërkuar familjarë. Ne kemi propozuar disa kompetenca shtesë për hetime të karakterit administrativ me ndihmën e prokurorisë. Fshehja e kumofës është e dënueshme, tekonologjia e ADN-së nuk është aq e thjeshtë. Nuk do pushojmë së bëri punën tonë derisa të fillojë gërmimi i parë, atëherë mua do më duket sikur gjeta gjyshin tim, por të bëhet kërkimi i parë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar