Genta Sula tregon pse u publikua çështja e shtetasit I.M
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula thotë se institucioni që ajo drejton ka bërë me rastin e çështjes së shumëpërfolur I. M, të njëjtën gjë që ka bërë për dhjetëra persona të tjerë.
Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Sula u shpreh se Autoriteti ka bërë publik një njoftim standard me iniciale, siç ka vepruar në të gjitha rastet e shqyrtuara prej tyre, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur asnjë lloj tendence lidhur me këtë rast specifikisht.
“Nuk kemi asnjë vendim për personin, ne kemi bërë publike njoftimet e institucionit. Kemi përdorur inicialet si gjithmonë, gjë që e kemi bërë për të gjithë. Të gjitha verifikimet e figurave ne i kemi bërë me iniciale. Institucioni ka publikuar një njoftim të thjeshtë se i jemi drejtuar sërish parlamentit pasi kemi gjetur sërish informacione, është njoftim i publikuar në faqen tonë”, tha Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar