Genta Sula tregon raportin me Ilir Metën pas publikimit të dosjes I.M

29 Shtator 2022 | 21:46

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula deklaroi se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë institucional me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kohën kur ky i fundit ishte President i Republikës.

Në një intervistë në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Sula u shpreh se mbetet për t’u parë nëse Meta do marrë ndonjë post publik, për të parë nëse do ketë sërish bashkëpunim.

Ajo shtoi se nuk i trembet padisë që Meta ka bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

“Ajo që mund të them është që ish-presidenti Meta ka qenë i pari që erdhi në kampin e e Tepelenës. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, disa herë ka pranuar propozim për dekorim të të përndjekurve politik. Kemi pasur bashkëpunim institucional, tani të shohim nëse do marrë ndonjë funksion

Ne publikisht e kemi thënë që janë të pabaza. Dokumentacioni ruhet në formën më të mirë, ka të gjitha rregullat e parandalimit të manipulimit të dokumenteve, janë edhe në formën mikrofil dhe në të dyja versioneve. Patjetër që jo, nuk ka bazë falsifikimi i dokumentit”, theksoi Sula.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026