“Gërdeci”| Mediu pas daljes nga GJKKO: Doli qartë, ministri ka zbatuar vetëm ligjin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është shprehur se gjatë seancës së sotme në GJKKO, u vërtetua qartë se ai ka respektuar vetëm detyrën dhe ka zbatuar vetëm ligjin gjatë kohës që ka qenë ministër.
Komentet Mediu i bëri pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, ku dëshmuan disa persona të thirrur nga SPAK, lidhur me çështjen e shpërthimit në fabrikën e demontimit në Gërdec.
Mediu tha gjithashtu se nga dëshmitë u vërtetua qartë ndarja e civilëve dhe ushtarakëve në atë proces dhe i bëri thirrje të gjithëve që kanë diçka për të dëshmuar, ta dëshmojnë, për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës.
“Dëshmitarët kanë qenë në dy grupe. Kanë qenë dëshmitarë që kanë qenë pjesë e komisionit të çmimeve të municioneve dhe të kategorizimit të municioneve. Komisioni i çmimeve ka qenë me civilë dhe ushtarakë, ndërsa kategorizimi ka qenë tërësisht ushtarak, nivelet më të larta të njohjes së armatimit.
Doli e qartë se ska pasur asnjë indicje nga ministri i Mbrojtjes së kohës që të shtynte as VKM as urdhërat apo përmbajtjen e tyre apo të ndikonte në vendimmarrjen e këtyre njerëzve në dy komisioneve. Po ashtu doli e qartë ndarja e civilëve nga ushtarakët. Doli që demontimi nuk ishte përgjegjësi e ministrit.
Është një process që tregon se ministri vetëm ka zbatuar ligjin, detyrën dhe detyrimet ndërkombëtare. Janë dëshmitarët e prokurorisë dhe unë nuk e di kush do dëshmojë apo jo. Ka raste kur dëshmitarët përfitojnë nga heshtja. Por është mirë që gjithsecili të vijë edhe të mbajë një qëndrim për zbardhjen e të vërtetës”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë