“Gërdeci”|Zbardhen dëshmitë në gjyqin ndaj Mediut, çfarë thanë në GJKKO ish-zyrtarët
Ka nisur ditën e sotme seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Fatmir Mediut, për dosjen “Gërdeci”.
Ditën e sotme u mbajt seanca në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me çështjen “Gërdeci”.
Ditën e sotme ishin thirrur nga SPAK për të dëshmuar shtetasit Shkëlzen Madani, Rezart Tershana, Zenun Fero, Dashnor Çaushi dhe Besnik Dauti.
Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se Shkelzën Madani, ish-Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes ka deklaruar se Mediu nuk ka pasur asnjë ndikim apo influencë në punën për demontimin e armëve.
“Gërdeci u përcaktua nga privati, asnjëherë nuk pati influencë nga Ministri i Mbrojtjes”, ka thënë Medani.
Po ashtu ai ka thënë se ka marrë një shkresë me mbishkrim për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit, por shtoi se ia ka kaluar atë Drejtorisë Juridike, pasi nuk ka qenë për të.
“Më erdhi shkresa me mbishkrimin për Shkëlzen Berishën dhe ia kalova Drejtorisë Jurdike se nuk ishte për mua”, tha Medani.
Ndërsa ish-ushtaraku Zenun Fero ka deklaruar se ka bërë 3 vite burg dhe nuk e di përse i ka bërë.
Kam bërë tre vjet burg, nuk e di as vetë pse i kam bërë”, ka thënë Fero.
Seanca e radhës u vendos të mbahet më 7 shkurt ora 9:00, për shkak se Mediu ka kërkuar disa ditë kohë, pasi do të jetë pjesë e delegacionit të Kuvendit dhe do bashkëdrejtojë konferencën për interferencat malinje ruso- kineze në Ballkan.
Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
Kujtojmë se nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec në vitin 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë