Gërhisni? Mjeku Minarolli: Mos flini me shpinë
Mjeku otorinolaringolog, Tedi Minarolli deklaroi se edhe pozicioni sesi flemë, ndikon te gërhitja.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Minarolli nënvizoi se personat që flejnë me kurriz apo shtrirë, kanë predispozitë të gërhasin më shumë, sepse ato rrugët ajrore bllokohen.
Sipas tij, personat që gërhasin, kanë një tendencë të flenë anash, sepse rrugët ajrore hapen më shumë.
“Përveç trajtimit të shkaqeve që sjellin gërhitjet, ka të bëjë shumë pozicioni që fle. Personat që flejnë me kurriz apo shtrirë, kanë predispozitë të gërhasin më shumë, sepse ato rrugët ajrore bllokohen, për shkak të forcës së rëndesës.
Përgjithësisht, personat që kanë probleme në gërhitje të avancuar, e ndjejnë edhe vetë që natën nuk e bëjnë të qetë. Kanë një tendencë të flenë anash, sepse rrugët ajrore hapen më shumë. Nëse personi ka probleme madhore, po. Pozicioni ndikon, por duhen eleminuar shkaqet e tjera”, theksoi ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve