Geri Selenica: Garantorët pas Portit të Durrësit, familja mbretërore e Abu Dhabi
Drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica thotë se garantues pas projektit për Portin e ri të Durrësit është vetë familja mbretërore në Abu Dhabi.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Selenica u shpreh se garantues pas investimi, që sipas tij do të ketë efekt domino duke sjellë edhe të tjera, është sheik Tahnoon Bin Zayed, vëllai i emirit të Abu Dhabit.
“Me informacionet miqësore që kam nga Abu Dhabi është vetë familja mbretërore e Abu Dhabit. Kam dëgjuar që është sheik Tahnoon Bin Zayed, vëllai i emirit të Abu Dhabit, president i Royal Group, grupi financiar më i madh i Emirateve, pronari i bankës më të madhe në vend. Në momentin që Alabar nis investimin do ketë efekt domino, do vijnë shumë investime nga Gjiri Persik edhe në industri të tjera. Më i rëndësishëm është garantuesi se investitori, është shteti, është emiri i Abu Dhabit”, tha Selenica.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti