Giorgia Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti sot në Tiranë për Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë dha një deklaratë të shkurtër dhe për mediat.
Meloni tha se kanë përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor duke shtuar se është e rëndësishme që të forcohet procedura për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, më shumë sidomos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera, për të cilat ju e dini, Italia është plotësisht e përkushtuar.
Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi për roaming dhe shumë çështje të tjera që po diskutojmë dhe sikurse e dini, mund të mbështeteni për këtë tek Italia. Faleminderit!” theksoi Meloni.
Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.
Ndërkohë, krahas samitit sot në kryeqytet do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike që do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë