‘I lumtur që jam në Shqipëri’, Macron: Solidaritet për integrimin e Ballkanit
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Macron u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas pati një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se ndihej shumë i lumtur që kishte ardhur në Shqipëri. Presidenti nënvizoi se lufta në Ukrainë, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe energjia, do të jenë çështjet që do të diskutohen.
Ndër të tjera, Macron vuri theksin se duhet punuar për një solidaritet brenda BE-së, në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Diskutime gjithashtu, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Kemi që prej shkurtit, marsit duke punuar, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama për këtë samit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës çeke.
Kemi projekte konkrete për të diskutuar, gjithashtu është e rëndësishme që të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme që të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm të mëtejshëm të thellimit të agjendës politike”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë