Përqafime mes Ramës dhe kryeministres finlandeze, takimi në tapetin e kuq (VIDEO)

6 Dhjetor 2022 | 11:01

Këtë të martë Kryeministri Edi Rama ka pritur me përqafim kryeministren finlandeze Sanna Marin, e cila ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkan Perëndimor,

Siç shihet dy homologët kanë përshëndetur njëri-tjetrin me përqafime ndërsa kanë shkëmbyer disa fjalë për disa minuta në tapetin e kuq para stadiumit ‘Air Albania’

Në fjalën e saj para mediave, kryeministrja finlandeze u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.

“Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin.

Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit sot në kryeqytet do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike që do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026