Gjashtë viktima nga Covid-19, shifrat e të infektuarve mbeten të larta

7 Janar 2021 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit  gjashtë pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë janë konfirmuar edhe 697 raste të reja me Covid-19.

Autoritetet teksa bëjnë bilancin konfirmojnë se numri i të shtruarve në katër spitalet Covid ka shkuar në 260, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe tre të tjerë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13857
Fier 1743
Shkodër 1309
Durrës 1238
Vlorë 960
Lezhë 958
Korçë 881
Elbasan 851
Berat 776
Dibër 515
Gjirokastër 457
Kukës 402.

Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve të reja,  tregues pozitiv mbetet numri i pacientëve të shëruar nga Covid-19. Kështu, në orët e fundit listës totale të të shëruarve i janë shtuar 433 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 36 535.

Qarku më i prekur në Shqipëri nga Covid-19 vijon të jetë Tirana, e cila kryeson si për numrin e viktimave ashtu dhe për rastet e infektimeve. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numërohen 1223 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të respektojnë masat e diktuara kundër Covid-19.

Sipas përfaqësuesve të ministrisë, masat e diktuara janë të thjeshta, por tepër esenciale në uljen e përhapjes së pandemisë në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026