Gjatë takimit në Korenë e Jugut, Trump dhe Xi dakordësohen për të ndihmuar Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan bisedime në Korenë e Jugut, këtë të enjte, ku folën për luftën në Ukrainë dhe u pajtuan të ulnin tensionet e larta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Duke folur në bordin e Air Force One pas takimit të 30 tetorit, Trumpi tha se pati “takim të mrekullueshëm” me Xinë dhe se u pajtuan për “shumë pika të rëndësishme”, përfshirë marrëveshje për tregtinë, tarifat dhe mineralet e rralla tokësore.
Ai u tha gjithashtu gazetarëve se foli me Xinë për luftën në Ukrainë, e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, duke thënë se ai dhe Xi ranë dakord të “punojnë së bashku”.
“Ne u pajtuam se palët janë të përfshira në luftë dhe ndonjëherë duhet t’i lësh të luftojnë, mendoj. Por, ne do të punojmë së bashku për Ukrainën”, tha ai.
Para takimit, Ukraina dhe aleatët e saj i bënë thirrje Trumpit të ushtrojë trysni ndaj Xi Jinpingut për ta ndaluar mbështetjen e Kinës ndaj Rusisë. Takimi erdhi një javë pasi Uashingtoni njoftoi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës.
Ndërkohë, pak para fillimit të bisedimeve, Trump njoftoi se kishte udhëzuar Pentagonin ta shfuqizonte menjëherë moratoriumin vullnetar të Uashingtonit për testimin e armëve bërthamore.
Trump tha në një postim në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara “kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër”, duke e renditur Rusinë në vendin e dytë dhe Kinën “shumë më mbrapa, por që do të arrijë në krye brenda 5 vjetësh”.
Sipas raportimeve, në prag të bisedimeve, pritej që Trump dhe Xi të diskutonin edhe pika të tjera tensioni, përfshirë Tajvanin dhe mbështetjen e Kinës për Rusinë.
Megjithatë, Trump tha se Tajvani, ishulli vetëqeverisës që Pekini e konsideron territor të vetin, nuk ishte temë diskutimi.
Ai shtoi se ai dhe Xi nuk e përmendën as çështjen e blerjes së naftës ruse nga Kina, të cilën Moska e ka përdorur për ta financuar luftën e saj.
LEXONI GJTIHASHTU:
Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Shkallëzimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore