Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

2 Korrik 2026 | 20:49

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe protestuesve, teksa këta të fundit synuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “shkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani korja e zezë e dështimeve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre”.

Kryeministri shton se “durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit”.

Shkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani korja e zezë e dështimeve të dobëta të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre! Durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit.”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar këtë të enjte se në kryeqytetin shqiptar po vijojnë protestat e përnatshme përpara ndërtesës së Kryeministrisë, e cila...
20:09 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026