Gjekmarkaj: Pedagogët e studentët protestojnë sot për një trajtim më dinjitoz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reagur në lidhje me grevën e paralajmëruar nga pedagogët.

Gjekmarkaj, shkruan se pedagogët e studentët protestojnë sot për një trajtim më dinjitoz.

“Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën! Jo! Thjesht me Kosovën, e cila s’i ka përmbushur ende dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një universitet cilësor. Pa cilësi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri, ata kanë mbetur ende shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë, kaq i kundërshtuar nga pedagogët, nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht universitetet publike. Sa herë protestojnë a kërkojnë diçka pedagogët, tentohet kundervënia ndaj tyre e shtresave të ndryshme sociale apo ‘lufta e klasave’ me studentët, dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ‘hall’ apo ‘krizë’, shkruan Gjekmarkaj.

- Advertisement -

Deputeti i bën thirrje ministres Evis Kushi që të mbështesë shtresën në nevojë.

“A ju ka borxh Partia Demokratike iniversiteteve dhe pedagogëve? Sigurisht që ju ka dhe shumë, por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër për t’i lënë në harresë, nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si menyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupën akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbështet këtë perpjekje të drejtë pedagogëve pa marrë flamurin e kësaj levizje dhe pa tentuar ta perdorë atë për qellimet e veta të ditës. I bëj thirrje koleges Kushi, si pedagog, të ngejë zërin për të mbështetur shtresën e saj; e po kaq Kryeministrit Rama, i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve, i ka gjetur aty rrogat e pedagogëve për 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajoja do ta bëjnë Shqiperinë më të mirë. Pedagogët sot janë shembulli”, shkruan ai.

Sot nis viti akademik 2022-2023, ku janë rreth 20 mijë studentë që ulen për herë të parë në auditore.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pedagogët në Tiranë kanë parlajmëruar se do të bojkotojnë mësimin dhe do të zhvillojnë një protestë nga ora 10:00 deri në 12:00.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Korrupsioni/ Spaho: Nëse denoncon, qytetari përballet me një strukturë të korruptuar

Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho, është shprehur se qytetari që shkon për të marrë një shërbim dhe detyrohet të japë ryshfet, nuk është aq...

Vrasja e Liridonës me porosi të partnerit, flet për herë të parë ambasadori suedez

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit. Sipas mediave...

BE-ja jep dritën e gjelbër për t’i ndarë Hungarisë rreth 1 miliard euro

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pajtuar për t’i ndarë 920 milionë euro për Hungarinë, në kuadër të fondeve për...

TË FUNDIT

“I korruptuari perceptohet si i zoti”, Qiraxhi: Ndikon klima e pandëshkueshmërisë

Aktivisti Mirgen Qiraxhi është shprehur se në Shqipëri i korruptuari perceptohet si një njeri i aftë dhe i zoti dhe i pakorruptuari perceptohet si...

SPAK lëshon 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. Masat e sigurisë janë në ekzekutim e sipër dhe në mesin e...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×