Gjendet arsenal armësh në Shkodër, në pranga dy persona

23 Shkurt 2026 | 09:54

Policia e Shkodrës, pas zbulimit të një shtëpie ku ishte fshehur arsenal armësh, municioni luftarak, rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja, ka vënë në pranga dy persona.

Sipas raportimeve nga policia, operacioni u zhvillua në Shkodër, në një shtëpi në fshatin Ura e Shtrenjtë, e cila i përkiste shtetasit R. M., i cili ishte arrestuar më datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”.

Dyshohet se këto armë i posedonin shtetasit S. M., 29 vjeç, dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, të cilët janë vënë në pranga nga policia këtë të hënë.

 “Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026