Gjendet e mbytur në liqenin e Kukësit 35-vjeçarja

18 Qershor 2024 | 10:11

Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në liqenin e Fierzës mëngjesin e kësaj të marte. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasja ende e paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Shtrazë”.

“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe”, njofton policia.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia bën me dije se dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026