Gjendet e mbytur në lumin Buna një grua, dyshohet të jetë hedhur nga ura

1 Qershor 2024 | 19:19

Një 63-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Përmes një njoftimi Policia bën me dije se dyshohet se 63-vjeçarja të jetë vetë-hedhur në lumë nga Ura e Bunës.

Po ashtu bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë vjen pak ditë pasi 39-vjeçarja Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund jetës së saj dhe 3 fëmijëve, duke u mbytur pikërisht në lumin Buna.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026