Gjendet i pajetë brenda një kanali një person në Leskovik

30 Maj 2024 | 10:35

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Leskovik. Prej 2 ditësh, i moshuari rreth 76 vjeçar kishte humbur kontaktet me familjen.

Sipas informacioneve ai ka folur me djalin e tij duke i thënë që do të shkonte tek stani që kishin afër banesës. Të nesërmen në mëngjes, djali nuk e ka gjetur ndërsa menjëherë janë vënë në lëvizje patrullat e policisë.

Fatkeqësisht, i moshuari me iniciale L.C. u gjet këtë të enjte, i pajetë, në një kanal afër stanit. Në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune, ndërsa raportohet se vuante nga skleroza dhe problemet me zemrën. Trupi do të transportohet drejt morgut për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026